Partizani mbylli historinë e së shkuarës me Bekim Rexhepin

Futboll

Partizani mbylli historinë e së shkuarës me Bekim Rexhepin

Më: 9 korrik 2023 Në ora: 14:57
Bekim Rexhepi

Partizani arriti që të shpallej kampion gjatë sezonit të shkuar në Superiore.

Pavarësisht kësaj arritje, presidenti Gaz Demi nuk ishte aspak i lumtur.

Kreu i të kuqëve u shpreh se trajneri Kolela kishte dështuar në misionin për ta fituar me shkëputje titullin.

Demi nuk mund ta pranonte me krenarinë që e karakterizon një titull të fituar me pikë të barabartë me Tiranën, teksa tregoi investimet e mëdha që u hodhën në klub.

Trajneri Kolela dhe drejtori Marini do të largoheshin nga Partizani.

Jo vetëm kaq, goditja e fundit për të mbyllur historinë e së shkuarës ishte Bekim Rexhepi. Kur të gjithë ishin kundër, Kolela vazhdonte ende që të aktivizonte Rexhepin si portier titullar. Një portier me shumë prespektiv, por që në disa momente ka bërë gabime që i kanë kushtuar jo pak Partizanit.

Megjithatë Kolela nuk kishte asnjë dyshim sa i përket portës, Bekimi ishte gjithmonë zgjedhja e parë. E në nisje të këtij sezoni të ri, Partizani vendosi që të ndajë rrugët me Rexhepin si për të mbyllur çdo historisë të së shkuarës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat