Simeone nuk ka ndër mend që të braktisë Atletiko Madrid

Futboll

Simeone nuk ka ndër mend që të braktisë Atletiko Madrid

Më: 9 korrik 2023 Në ora: 15:57
Diego Simeone

Diego Simeone nuk ka ndër mend që të braktisë Atletiko Madridin.

Trajneri argjentinas i madrilenëve kishte marrë një ofertë marramendëse në ditët e kaluara nga vendi saudit, por e ka kthyer mbrapsht me një “jo, faleminderit”.

Trajneri ka edhe një vit të mbetur në kontratën e tij me Atletikon dhe për kontributin që ka dhënë te Altetiko, klubi nuk do ta pengonte në cilindo vendim që do të merrte.

Nga kjo përfitoi Al Ahli i cili raportohet se i ka bërë një ofertë marramendëse me një rrogë të paimagjinueshme për trajnerët në Europë.

Megjithatë, “ESPN” bën të ditur se trajneri e ka refuzuar duke shpjeguar se dëshiron që të përmbushë kontratën që ka me madrilenët para se të vendosë se çfarë do të bëjë në të ardhmen e tij.

Ky do të jetë sezoni i 13-të i Diego Simeones në pankinën e Atletiko Madridit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat