Kukësi për të tretin vit radhazi nuk merr pjesë në Kupat e Europës

Futboll

Kukësi për të tretin vit radhazi nuk merr pjesë në Kupat e Europës

Më: 9 korrik 2023 Në ora: 16:09
Kukësi

Kukësi për të tretin vit radhazi nuk merr pjesë në Kupat e Europës, duke qenë një dështim jo i vogël për klubin. Investimet nuk kanë munguar, por në fund skuadra nuk ia ka dalë që të sigurojë një biletë që të dërgon në kompeticionet ndërkombëtare.

Ajo që shqetëson për momentin ambientin në kampin kuksian është merkatoja në hyrje, e cila duket sikur ka “ngecur” paksa.

Janë zyrtarizuar vetëm mbrojtësi Blerim Sahitaj që erdhi nga Liria e Prizrenit në Kosovë dhe sulmuesi Mario Beshiraj nga radhët e skuadrës së Korabit të Kategorisë së Parë.

Është arritur marrëveshja edhe me ish-mbrojtësin e Bylisit, Vasil Zhongo, por klubi ende nuk e ka bërë konfirmimin zyrtar. Sakaq, bëhet fjalë për shumë djem të rinj që vijojnë të jenë në provë dhe që ende nuk kanë bindur plotësisht teknikun Rraman Hallaçi sa u përket cilësive të tyre.

Nga ana tjetër, vihet re se mungojnë emrat e bujshëm, siç ka ndodhur vitet e fundit dhe kjo për shkak të uljes së ndjeshme të shpenzimeve nga ana e klubit për këtë sezon.

Megjithatë, në klub janë të bindur se deri në mbylljen e merkatos do të jenë në gjendje të formojnë një ekip konkurrues dhe të paktën të mos vërë në diskutim serioz mbijetesën, siç ndodhi sezonin që sapo lamë pas. Mbetet për t’u parë se si do të vijojë rrjedha e merkatos, pasi ka edhe dy muaj kohë deri në mbylljen e saj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat