Liverpool i pangopur

Futboll

Liverpool i pangopur

Më: 9 korrik 2023 Në ora: 17:23
Romeo Lavia

Pas nënshkrimit me dy “asa” të mesfushës, kampionëin e botës, Alexis Mac Allister dhe “fantazistin” hungarez,

Dominik Szoboszlai, tashmë “të kuqtë” e Liverpool janë vënë pas një tjetër mesfushori, i cili konsiderohet si një ndër talentet më premtues të futbollit.

Bëhet fjalë për mesfushorin belg të “shenjtorve” të Southampton, Romeo Lavia.

I dalë nga akademia e Manchester City,

19-vjeçari ka një vlerë kartoni në 32 milionë euro, mirëpo bordi i Southampton i ka bërë të qarta synimet  e veta dhe nuk pranonë më pak se 60 milionë për “diamantin” e Premier League, i cili pëlqehet shumë nga tekniku i “të kuqve”, Jurgen Klopp.

Ndërkaq, kujtojmë se në 34 paraqitjet e zhvilluara sezonin e shkuara mes kupave dhe kampionatit për “shenjtorët” e Southampton, Lavia arriti të shënojë vetëm 1 gola, si dhe të dhurojë 1 asist për shokët e tij të skuadrës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat