Portieri i PSG-së flet për herë të parë pas daljes nga koma

Futboll

Portieri i PSG-së flet për herë të parë pas daljes nga koma

Më: 9 korrik 2023 Në ora: 20:08
Sergio Rico

Pasi pësoi aksidentin gati fatal, që e la për pothuajse 3 muaj në gjendje kome, tashmë portierin spanjoll i Paris Saint-Germain, Sergio Rico e ka kaluar më të keqen, teksa është rikuperuar mjaft shpejt pas daljes nga koma dhe ditën e sotme ka shpërndarë mesazhin e parë për ndjekësit e tij.

Me anë të një postimi të shpërndarë në profilin e tij në “Instagram”, Rico falenderon të gjithë ata që e kanë mbështetur në ditët e tija të vështira, teksa e konsideron veten shumë me fat që shpëtoi.

“Dëshiroj të falënderoj të gjithë njerëzit që më kanë treguar dashurinë e tyre në këto ditë të vështira.

Unë vazhdoj të punoj për rikuperimin tim i cili përmirësohet dita-ditës.

Ndihem shumë me fat, edhe një herë, ju falënderoj të gjithëve dhe shpresoj t’ju shoh së shpejti”,- shkruhej në postim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat