Një shqiptar bën mrekullinë dhe kualifikon Italinë në gjysmëfinalen e Kampionatit Europian

Futboll

Një shqiptar bën mrekullinë dhe kualifikon Italinë në gjysmëfinalen e Kampionatit Europian

Më: 9 korrik 2023 Në ora: 23:42
Italia

Talenti me origjinë shqiptare, Luis Hasa, u shndërrua ditën e sotme në heroin e Italisë U19, duke shënuar një gol me mjaft peshë në duelin ndaj Polonisë që përfundoi me shifrat 1:1.

Ky barazim i siguroi italianëve, kualifikimin në Europianin e 19-vjeçarëve, që është duke u zhvilluar aktualisht në Maltë.  

Luis Hasa, i cili është pjesë e moshave të Juventusit, tundi rrjetën në minutën e 34-të, teksa falë golit të futbollistit me origjinë shqiptare, Italia U-19 u rendit në vendin e dytë në grupin e saj, duke siguruar një biletë për në fazën gjysmëfinale.  

Vlen të theksohet se talenti Hasa, që ka edhe pasaportë shqiptare dhe ka zgjedhur të veshë fanellën e Italisë, menaxhohet nga Françesko Toti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat