Dalin në shitje biletat e ndeshjes Shqipëri – Poloni, ky është çmimi

Futboll

Dalin në shitje biletat e ndeshjes Shqipëri – Poloni, ky është çmimi

Më: 10 korrik 2023 Në ora: 15:59
Foto ilustrim

Federata Shqiptare e Futbollit i ka nxjerrë në shitje biletat për ndeshjen mes Shqipërisë dhe Polonisë, e cila do të luhet në muajin shtator.

Kuqezinjtë do ta zhvillojnë një lojë jashtëzakonisht të rëndësishme me polakët në rrugëtimin e tyre drejt kualifikimit për në Euro 2024.

Ekipi i Sylvinhos e ka nisur mjaft mirë kampanjën kualifikuese për Evropianin e Gjermanisë dhe synon ta sigurojë kualifikimin në këtë garë për herë të dytë brenda më pak se një dekade.

FSHF-ja ka dhënë detaje tutje për biletat e ndeshjes së 10 shtatorit ,e cila do të luhet në “Air Albania”.

Biletat mund t’i blini në sistemin online në uebfaqen “ebileta.al”, ndërsa është zbuluar edhe çmimi i biletave në bazë të sektorëve. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat