Bate Borisov kërkon fitoren ndaj Partizanit

Futboll

Bate Borisov kërkon fitoren ndaj Partizanit

Më: 11 korrik 2023 Në ora: 13:51
Alshevski

Me parashikimet që e shohin si favorite, Bate Borisov zhvilloi seancën e fundit stërvitore në stadiumin “Air Albania” ku do të përballet me Partizanin në sfidën e vajtjes për raundin eliminator të Champions League.

Trajneri Kiril Alshevski nuk ngurroi të zbulojë vështirësitë që pret në këtë sfidë, por edhe misionin e kampionëve bjellorusë për një rezultat pozitiv.

“Ne kemi analizuar Partizanin me trajnerin që ishte, jo me trajnerin e ri dhe për këtë arsye është më e vështirë të japësh një mendim.

Por gjithsesi ne e kuptojmë që janë lojtarë shumë cilësorë dhe të rrezikshëm, mbetet për t’u parë.

Duam rezultat që i jep skuadrës një avantazh për në fazën tjetër, për ne është një rezultat pozitiv.

Nëse do të tregojmë futboll cilësor, do të donim të fitonim. Edhe nëse do të luajmë shumë keq e të fitojmë 2-0, do të jem shumë i lumtur”, tha ai.

Bate Borisov nuk është ajo skuadër që pak vite më parë luajti në grupet e Champions, por gjithsesi në favor të bjellorusëve është fakti që ata janë në aktivitet. Në kampionatin vendas luhet java e 15-të e sezonit, çka do të thotë se futbollistët, ndryshe nga ata të Partizanit kanë në këmbët e tyre ngarkesën e ndeshjeve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat