Nisin punimet për renovimin e stadiumit në Gjakovë

Futboll

Nisin punimet për renovimin e stadiumit në Gjakovë

Më: 11 korrik 2023 Në ora: 15:18
Nisin punimet

Sot kanë nisur punimet e vazhdimit të renovimit të stadiumit të qytetit në Gjakovë.

Kryetari i kësaj Komune, Ardian Gjini, përmes një postimi në faqen e tij zyrtare në Facebook ka njoftuar se dy kompanitë serioze do të punojnë në tribunën lindore dhe në atë jugore, por që do të punojnë edhe në fushën e blertë, e cila do të shndërrohet në tërësi.

"Sot, është një ditë shumë e veçantë!

Kjo, sepse edhe zyrtarisht filluan punimet për vazhdimin e Stadiumit të Qytetit nga dy kompani serioze, konkretisht tribuna lindje dhe jug si dhe pjesa e fushës e cila do të shëndrrohet në tërësi.

Më entuziazmon fakti që ky projekt madhor, do t’iu shërbejë shumë gjeneratave ndër vite, duke qenë një tempull i sportit dhe kulturës.

Për këto faza që i nisëm sot, Komuna e Gjakovës do të investojë rreth 2.5 milionë euro.

Shpresojmë që pjesa e projektit, e nisur nga Ministria do të vazhdojë, në mënyrë që konstrukti të jetë i përfunduar e më pas të vazhdojë pjesa e mbulojës, ndriçimit dhe të gjitha pjesët që i takojnë një stadiumi të mirëfilltë.

Stadiumi i Qytetit të Gjakovës, do të jetë aset i rëndësishëm për Gjakovën, por edhe gjithë Kosovën dhe kjo më bën jashtëzakonisht të lumtur dhe krenar", njofton Gjini.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat