Dedikimi emocional i Korenicës

Futboll

Dedikimi emocional i Korenicës

Më: 11 korrik 2023 Në ora: 23:33
Korenica

Ballkani shënoi fitore sonte në ndeshjen e parë ndaj Ludogoretsit, e vlefshme për raundin e parë kualifikues në Ligën e Kampionëve.

Kampionët e Kosovës triumfuan me rezultatin e pastër 2:0.

Autori i golit të parë të Ballkanit, Meriton Korenica, u shpreh i lumtur për fitoren dhe golin, por shtoi se ende asgjë nuk ka mbaruar.

“Ndjenjë e papërshkrueshme, sidomos për faktin që ndeshja ishte e Championsit.

Kemi bërë punë të mirë dhe jemi shpërblyer me fitore. Kemi bërë 50% të punës dhe asgjë nuk ka përfunduar.

Na pret edhe ndeshja e kthimit. Ne jemi grup shumë i fortë, janë automatizuar lëvizjet dhe vetëm me një shikim e kuptojmë njëri-tjetrin.

Edhe leximi i lojës sonë për kundërshtarin është bërë shumë i vështirë”, tha fillimisht 26-vjeçari.

Ai tutje tregoi se golin ia dedikoi familjes, në veçanti babait të tij, i cili së fundmi është operuar

“Golin ia dedikoifamiljes dhe babait. Ai ka pasur operacion të vështirë së fundmi, të cilin e ka kaluar me sukses. Shpresoj ta kaloi këtë sfidë”, deklaroi Korenica.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat