Zbulohet arsyeja pse Arsenali ende nuk e ka bërë zyrtare transferimin e Rice

Futboll

Zbulohet arsyeja pse Arsenali ende nuk e ka bërë zyrtare transferimin e Rice

Më: 12 korrik 2023 Në ora: 09:48
Zbulohet arsyeja pse Arsenali ende nuk e ka bërë zyrtare transferimin e Rice

Lëvizja e Declan Rice te Arsenali ende nuk është kompletuar, pavarësisht se West Hami arriti marrëveshje që kapiteni i tij të largohet afro dy javë më parë.

Arsenali arriti marrëveshje me West Hamin për Declan Rice, ku shuma e transferimit pritet të jetë 117 milionë euro dhe gjashtë milionë euro të tjera në formë të bonuseve.

Kalimi i Rice te Arsenali pritet të ndodh së shpejti ku “Topçinjtë” ende nuk e kanë bërë zyrtare, pavarësisht se trajneri Mikel Arteta dëshironte që ylli anglez të udhëtojë me ekipin në Amerikë për përgatitjet para-sezonale.

Dhe tani është zbuluar arsyeja se pse Arsenali nuk e ka bërë ende zyrtare transferimin e Rice.

“Sky Sports” bën të ditur se West Hami është i gatshëm që ta vulosë marrëveshjen, por është në pritje të avokatëve të Arsenalit për ta aprovuar marrëveshjen, dhe më pastaj transferimi i Rice te “Topçinjtë” do të kompletohet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat