Neymar i ofrohet gjigantëve të Europës

Futboll

Neymar i ofrohet gjigantëve të Europës

Më: 12 korrik 2023 Në ora: 13:49
Neymar

Neymar dhe PSG, një histori dashurie dhe urrejtjeje. Braziliani dukej si siguria e vetme për këtë verë lamtumirash dhe shitjes, por edhe ai po shikon përreth.

Veçanërisht, sipas Mundo Deportivo-s, O’Ney i është ofruar Barcelona-s duke shpresuar që të kthehej në ekipin ku ka shkruar historinë.

Megjithatë, katalanasit kanë qenë të detyruar ta refuzojnë ofertën, kryesisht për dy arsye: njëra është ekonomike, duke parë se braziliani ka një rrogë shumë të lartë.

Arsyeja tjetër është personale.

Te Barcelona janë të bindur se është arritur një ekuilibër brenda ekipit dhe nuk duan që të prishin gjithçka me marrjen e brazilianit.

Domethënë shitja e Neymar duket si një rrugë qorre. Telenovela e zakonshme e merkatos së verës që nuk do të finalizohet kurrë.

Arsyeja është se zhvendosja e brazilianit nga Parisi është një operacion shumë i kushtueshëm edhe për klubet më të pasur, aq më shumë kur bëhet fjalë për një sulmues që ka kaluar të 30-at (31) dhe që shpesh ka probleme fizike.

Me përjashtim të surprizave në merkato, O’Ney mund të largohet nga PSG vetëm në përfundim të kontratës që zgjat deri në vitin 2025.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat