Taipi prezantohet në Kazakistan

Futboll

Taipi prezantohet në Kazakistan

Më: 12 korrik 2023 Në ora: 20:50
Shqiprim Taipi

Shqiprim Taipi është transferuar në Kazakistan.

Mesfushori dardan ishte pjesë e Kukësit në dy sezonet e fundit, ndërkohë që më parë ka luajtur edhe me Skënderbeun në Superiore.

Por edhe me Shkëndijën e Shkupin në Maqedoninë e Veriut, dhe Prishtinën në Kosovë. 26-vjeçari nga Bujanovci është prezantuar si lojtari më i ri i Kaspiy Aktau.

“Kemi nënshkruar kontratë me Shqiprim Taipin, i cili vjen nga skuadra e Kukësit. Mirë se vjen, Shqiprim”, lexohet në postimin zyrtar të klubit kazak.

Kaspiy Aktau renditet në vendin e parafundit në kampionatin e Kazakistanit. Me vetëm 10 pikë të grumbulluara në 14 takime.

Gjatë dy sezoneve të kaluara në Kukës, Taipi zhvilloi 70 ndeshje në total. Gjatë së cilave realizoi 4 gola.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat