Dwamena nderon Egnatian në “frymën” e fundit

Futboll

Dwamena nderon Egnatian në “frymën” e fundit

Më: 13 korrik 2023 Në ora: 19:18
Pamje nga ndeshja

Debutim pozitiv i Egnatias në Conference League.

Skuadra nga Rrogozhina siguroi barazimin 1:1 në “limitet” e ndeshjes, në transfertën armene përballë Ararat.

Redi Kasa pati dy shanse të pastra në pjesën e parë, ndërkohë që vendasit kaluan në avantazh në minutën e 36’. Falë golit me kokë të brazilianit Alemao.

Skuadra nga Rrogozhina tentoi barazimin në pjesën e dytë. Raphaeol Dwamena u ndal nga një pritje fantastike e portierit vendas në minutën e 64-t.

Por asgjë nuk e ndali sulmuesin ganez në minutën e shtatë shtesë, i cili përfitoi nga një rrëmujë në zonë dhe dërgoi topin në rrjetë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat