FIFA do të paguajë 187 milionë euro për klubet!

Futboll

FIFA do të paguajë 187 milionë euro për klubet!

Më: 13 korrik 2023 Në ora: 19:55
Infantino

FIFA do të paguajë 187 milionë euro për klubet, lojtarët e të cilëve kanë marrë pjesë në Kupën e Botës të vitit të kaluar në Katar, njoftoi Federata Ndërkombëtare e Futbollit.

Pagesa do të bëhet për 440 klube nga 51 vende të ndryshme, lojtarët e të cilëve ishin në turneun e nëntorit dhe dhjetorit të kaluar, i cili u fitua nga Argjentina.

FIFA do të paguajë një shumë ditore prej 9,800 euro për secilin nga 837 futbollistët në Kupën e Botës, pavarësisht se sa minuta kanë luajtur gjatë turneut.

Shuma totale për lojtar ndahet dhe shpërndahet në klub ose klube për të cilat lojtari ishte regjistruar në dy vitet para finales në Katar.

Kjo është një rritje nga ajo që FIFA pagoi për lojtar në Kupën e Botës së vitit 2018, tw mbajtur në Rusi.

Ndryshe, Manchester City mori më shumë se kushdo tjetër, duke marrë në shtëpi 4.13 milionë euro, pak përpara Barcelonës me 4.08 milionë euro. Real Madridi mori një kompensim prej 3.45 milionë eurosh.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat