Pas kapitenit Henderson, Arabia tani siguron edhe Fabinhon!

Futboll

Pas kapitenit Henderson, Arabia tani siguron edhe Fabinhon!

Më: 13 korrik 2023 Në ora: 20:08
Fabinho

Arabia Saudite vazhdon te synoje lojtaret qe luajne ne kampionatet europiane dhe tani ka vendosur ne fokus nje brazilian! The Athletic raporton se Al-Ittihad ka dërguar një ofertë zyrtare në Liverpool për mesfushorin brazilian Fabinho, ku thuhet se shuma është mbi 45 milionë euro.

Gazetari David Ornstein, deklaron se situata do të zgjidhet së shpejti “në një mënyrë ose në një tjetër” dhe se problemi më i madh për Liverpool është fakti që ata nuk duan ta lënë lojtarin të shkojë pa një zëvendësues specifik.

Më tej ai thotë se Reds duan të sjellin në radhët e tyre lojtarin e Southampton, Romeo Levia, por se marrëveshja ende nuk është as afër realizimit dhe se është vetëm një “opsion”.

Gjithashtu, një tjetër skuadër nga Arabia Saudite, konkretisht Al-Ettifaq, që do të drejtohet nga Steven Gerrard, dëshiron të sjellë kapitenin e Liverpoolit, Jordan Henderson.

Sauditët i ofrojnë Hendersonit afër 40 milionë euro në sezon, që është pesë herë më shumë se sa fiton në Liverpool (tetë milionë euro), gjë që me shumë gjasë do ta pranojë.

Henderson është në Liverpool që nga viti 2011, dhe ka luajtur 492 ndeshje deri më sot dhe në vitin 2015 pasoi Steven Gerrard në rolin e kapitenit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat