Fokusi, zhvillimi i futbollit shqiptar

Futboll

Fokusi, zhvillimi i futbollit shqiptar

Më: 13 korrik 2023 Në ora: 22:05
Ilir Shulku e Suzana Guxholli

Federata Shqiptare e Futbollit nënshkroi këtë të enjte një marrëveshje bashkëpunimi me Universitetin “Barleti” dhe shoqatën ‘Barleti’, që ka si qëllim aplikimin, zbatimin e projekteve dhe nismave zhvillimore në futboll. Studentët e universitetit ‘Barleti’ do të kenë mundësi që të jenë pjesë e kurseve të zhvilluara nga Sektori i Edukimit në FSHF dhe gjithashtu Federata e Futbollit do të përthithi eksperiencën më të mirë akademike nga bota universitare.

Marrëveshja e firmosur ditën e sotme, përmes një ceremonie zyrtare të organizuar në ambientet e Shtëpisë së Futbollit, nga Sekretari i Përgjithshëm i FSHF-së, Ilir Shulku dhe Rektorja e Universitetit, Prof. Dr. Suzana Guxholli është një nga pikat e strategjisë së Federatës së Futbollit, ‘Futbolli për Kombin 2022-2025’.

Pas firmosjes së marrëveshjes, Sekretari i Përgjithshëm i FSHF-së, Ilir Shulku, u shpreh se ky bashkëpunim pritet të sjellë rezultate pozitive dhe realizimin e objektivave të përbashkëta mes këtyre dy institucioneve, teksa qëllimi kryesor është zhvillimii i futbollit dhe sportit shqiptar.

“Firmosëm sot marrëveshjen me Universitetin ‘Barleti’, në kuadër të strategjisë së Federatës së Futbollit ‘Futbolli për Kombin’.

Do të nisim këtë bashkëpunim që do të përqëndrohet në Sektorin e Edukimit, konkretisht te kurset e përgatitjes atletike, fizeoterapisë dhe video-analizës. Kjo marrëveshje ka si qëllim bashkëpunimin dhe mbështetjen reciproke në aplikimin dhe zbatimin e projekteve dhe nismave zhvillimore në futboll. Kjo frymë bashkëpunimi pritet të sjellë rezultate pozitive edhe në realizimin e objektivave të përbashkëta dhe zhvillimit të futbollit dhe sportit në tërësi’ – tha ndër të tjera Sekretari i Përgjithshëm, Ilir Shulku për fshf.org.

Sakaq, Prof. Dr. Suzana Guxholli vlerësoi qeverinë e futbollit shqiptar, duke e konsideruar si promotoren kryesore të popullaritetit të këtij sporti në Shqipëri. Rektorja e Universitetit ‘Barleti’ nënvizoi për fshf.org se studentët e këtij institucioni do të kenë mundësi të jenë pjesë e kurseve të zhvilluara nga FSHF.

“Federata Shqiptare e Futbollit është jo vetëm ambasadorja më e mirë e Shqipërisë në mbarë botën, por njëkohësisht është edhe promotore e popullaritetit të sportit të futbollit në Shqipëri.

Dhe universiteti ynë, si një universitet që e ka në fokus përgatitjen e studentëve të brezave të rinj, jo vetëm fizikisht, por edhe mendërisht, për të cuar përpara sportet në të gjitha fushat dhe hapësirat e tij.

Bashkëpunimi me FSHF-në dhe shoqatës ‘Barleti’ do të jetë një bashkëpunim që do të ekspozojë studentët tanë me arritjet konkrete të këtij sporti në Shqipëri dhe njëkohësisht do të sjellë eksperiencën e FSHF-së nëpërmjet auditorëve dhe aktiviteteve të ndryshme që ne zhvillojmë” – u shpreh rektorja e Universitetit ‘Barleti’, Prof. Dr. Suzana Guxholli.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat