Eurogoli i Xherdan Shaqirit çmend amerikanët, kjo është nota

Futboll

Eurogoli i Xherdan Shaqirit çmend amerikanët, kjo është nota

Nga: K. Goca Më: 13 korrik 2023 Në ora: 22:33
Xherdan Shaqiri

Futbollisti Xherdan Shaqiri përveç që ka shënuar edhe ka asistuar në golin e dytë për fitoren e Chicago Fire me rezultat 3:0 ndaj Montrealit, në kuadër të kampionatit amerikan. 

Shaqiri ka realizuar në minutën e 33-të. 

Ai nga rreth 20 metra ka dërguar një projektil të vërtetë, duke shënuar eurogol në këndin e epërm të majtë, për 3:0.

Shaqa ka asistuar në golin e dytë në minutën e 11-të. 

Futbollisti i ndeshjes është Maren Haile-Selassie (Chicago) me notën 8.0, ndërsa Shaqiri u vlerësua me 7.4 nga faqja e specializuar për statistika “Sofascore”.

Golat i realizuan Gutierrez (9'), Haile-Selassie (11') e Shaqiri (33'). Lassiter i CF Montreal humbi penalltinë në minutën e 36-të.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat