Tifozi alarmon stjuardët e Tiranës

Futboll

Tifozi alarmon stjuardët e Tiranës

Më: 13 korrik 2023 Në ora: 23:26
Tifozi alarmon

Ndeshja e sotme mes Tiranës dhe Dinamo Batumi në kryeqytet nuk kaloi pa incidente të vogla sa i përket sigurisë dhe rendit në “Air Albania”.

Ndezja e fishekzjarrëve dhe hedhja e sendeve në fushë, bëri që herë pas herë të kërkohej nga spikeri i stadiumit që të ndalej një gjë e tillë sepse klubi do të vuante pasojat.

Por ajo që alarmoi stjuardët në impiant, ishte një “selfie”

Një djalosh kërceu në fushë nga tribuna e mbështetësve të Tiranës për të bërë një foto, duke sjellë ndërhyrjen e stjuardëve. Ata e rrethuan menjëherë dhe e shoqëruan jashtë.

Por ndryshe nga sa ndodh në vende të tjera të botës ku tifozë të tillë largohen nga impianti, stjuardët në “Air Albania” e kthyen përsëri në tribunën nga e cila kishte kërcyer në terrenin e lojës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat