Kean: Juve duhet te jetë një nga klubet më të mëdha në Itali

Futboll

Kean: Juve duhet te jetë një nga klubet më të mëdha në Itali

Më: 14 korrik 2023 Në ora: 11:58
Moise Kean

Sulmuesi i Juventusit, Moise Kean, në një konferencën për media, ka folur në prag të “Turneu i Kampionëve 2023” që do të zhvillohet në Amerikë.

Ky turne që starton me 22 korrik dhe mbaron më 3 gusht, mbledh skuadrat e mëdha evropiane.

Juve do të përballet me Barcelonën në një sfidë që parashikohet të jetë interesante.

Kane mendon se dueli me katalonasit, do të jetë një test i mirë për Juven. Ai mendon se Juventusi duhet të jetë një nga skuadra e më të mëdha në Itali.

“Duhet të jetë një fillim i rëndësishëm për të gjithë ne. Me Barcelonën do të jetë një test i mirë”, tha ai.

“Ne jemi një ekip i mrekullueshëm. Mendoj se Juventusi duhet të jetë një nga skuadrat më të mëdha.

Është një ekip i madh, të gjithë e dinë, ne përpiqemi të jemi në të njëjtin nivel, duke punuar shumë dhe duke u përmirësuar”, ka theksuar Kane.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat