Gjykata jep vendimin final për akuzat ndaj Mendyt

Futboll

Gjykata jep vendimin final për akuzat ndaj Mendyt

Më: 14 korrik 2023 Në ora: 18:36
Mendy

Gjykata në Angli vendos në favor të Benjamin Mendy. Ish-futbollisti i Manchester City ishte i akuzuar për përdhunimin e një vajze dhe tentativën për përdhunim të një tjetre brenda së njëjtës natë në apartamentin e tij luksoz me vlerë prej 4 milionë paund. Francezi i kishte mohuar vazhdimisht akuzat e ngritura ndaj tij, mirëpo tashmë është totalisht i lirë pasi Gjykata vendosi në favor të tij pas një séance që zgjati për më shumë se tre orë.

28-vjeçari pasi dola nga dyert e Gjykatës nuk preferoi të prononcohej gjatë, por u mjaftua me një falenderim për Zotin duke theksuar se e vërteta doli në sipërfaqje.

Nga ana tjetër, avokati që përfaqësoi Mendyn në këtë rrugëtim u shpreh se francezi është tashmë gati t’ia nisë nga e para me jëtën e tij duke lënë të nënkuptohet se mbrojtësi do të vihet menjëherë në kërkim të një skuadre të re.

Mendy është aktualisht pa kontratë pasi kontrata e tij e vjetër me Manchester City skadoi në fundin e muajit qershor. Ndeshja e fundit për Mendy daton thuajse dy vite më parë, saktësisht në gusht të vitit 2021. Kujtojmë se në muajin janar të këtij viti, Mendy u shpall i pafajshëm edhe për gjashtë akuza të tjera për përdhunim teksa duket se tashmë kësaj historie i është vendosur kapaku njëherë e përgjithmonë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat