Gjyqtarë nga Turqia për ndeshjen e kthimit të Gjilanit ndaj Progres Niederkorn

Futboll

Gjyqtarë nga Turqia për ndeshjen e kthimit të Gjilanit ndaj Progres Niederkorn

Më: 15 korrik 2023 Në ora: 00:04
Pamje nga ndeshja e parë

Gjilani do të luajë javën e ardhshme ndeshjen e kthimit ndaj Progres Niederkorn, në kuadër të raundit të parë kualifikues në Ligën e Konferencës.

Kjo ndeshje do të zhvillohet më 20 korrik, në stadiumin “Fadil Vokrri”.

Gjithçka është ende e hapur nga ky takim, duke marrë parasysh se ndeshja e parë ka përfunduar me rezultat të barabartë 2:2.

UEFA ka zbuluar tashmë edhe gjyqtarët që do të ndajnë drejtësinë në këtë ndeshje, të cilët vijnë nga Turqia.

Yasar Kemal Ugurlu do të jetë gjyqtari kryesor, kurse Ibrahim Çaglar Uyarcan dhe Abdullah Ozkara do të jenë ndihmësit e tij.

Ndërsa, Kadir Saglam do të jetë gjyqtari i katërt.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat