Tifozët e revoltuar

Futboll

Tifozët e revoltuar

Më: 15 korrik 2023 Në ora: 11:28
Lukaku

Habi dhe shumë zemërim nga tifozët e Interit për çështjen e Lukakut, ku sipas të gjitha mediave italiane, Chelsea ka pranuar ofertën e Interit për belgun, por lojtari po pret ofertën zyrtare të Juventusit.

Nga ana tjetër, drejtuesit e klubit zikaltër duket se janë të qetë dhe kanë gati planin B në rast se Lukaku nuk pranon.

Në fakt, gjendja është tepër e çuditshme. Lukaku refuzoi milionat e Arabisë Saudite për Interin. Lukaku ishte në gjendje të reduktonte pagën e tij për Interin, dhe Lukaku ka bërë disa deklarata që në Itali kurrë te Juventus, por vetëm Inter.

Asnjë opsion nuk të çon tek ideja se sulmues belg dëshiron Juventusin para Juventusit. Nëse do të ishte për disa para më shumë, do të pranonte Arabinë Saudite. Nëse do të dëshironte të provonte një dashuri të re nga tifozë të rinj, do të ishte ironi, pasi 4 prillin e kaluar, ai mori thirrje të shumta raciste nga ultrasit e Juventus.

Marotta dhe Ausilio shfaqen të qetë, ku sipas “Sportmediaset”, dy arkitektët e klubit zikaltër kanë piketuar alternativat e mundshme të Lukakut. Lautaro, Thuram dhe Correa janë aktualisht tre sulmuesit e vetëm që ka klubi, por dyshja e famshme ka gjetur Morata, Balogu, Jonathan David dhe Taremi si zëvendësuesit e mundshëm të Lukakut, gjithmonë në rast dështimi të këtij transferimi.

Lukaku te Juventus, momentalisht mbetet vetëm një thashethem, pasi asgjë nuk është konfirmuar nga vetë lojtari në lidhje me këtë lajm. E sigurt është se belgu nuk do të vonojë për të dhënë një përgjigje në lidhje me këtë situatë, pasi është e faktuar se ai gjithmonë ka reaguar për lajmet e ndryshme që kanë qarkulluar për të.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat