Transferimi më i shtrenjtë në histori të Anglisë

Futboll

Transferimi më i shtrenjtë në histori të Anglisë

Më: 15 korrik 2023 Në ora: 11:51
Deklan Rajs e Granit Xhakës

Deklan Rajs nuk është më pjesë e klubit të Uest Hem dhe vetë klub londinez ka njoftuar diçka të tillë.

Prej kohësh është raportuar se Uest Hem ka arritur një marrëveshje me Arsenalin për shitjen e lojtarit dhe më në fund ka ardhur edhe zyrtarizimi.

Me anë të një postimi në rrjete sociale, Uest Hem ka njoftuar largimin e lojtarit.

Pavarësisht faktit se mesfushori i ka sjellë jo pak të ardhura klubit, duke qenë transferimi më i shtrenjtë në histori të Premier Ligës me 105 milionë paund, përshëndetja ka qenë shumë e thatë dhe komentet kundër postimit janë të shumta.

“Ne konfirmojmë se Deklan Rajs ka lënë klubin”, shkruan Uest Hem në “Instagram”, duke i bashkangjitur edhe një foto nga finalja e Ligës së Konferencës, finale të cilën skuadra e fitoi në Pragë ndaj Fiorentinës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat