Teuta nis fazën përgatitore në Bullgari

Futboll

Teuta nis fazën përgatitore në Bullgari

Më: 15 korrik 2023 Në ora: 12:02
Teuta

Teuta ka nisur dje fazën përgatitore në Bansko të Bullgarisë, teksa është grumbulluar në resorin “Maraya Hotel Bansko”. Pas disa orësh udhëtimi, ekipi është grumbulluar në hotel dhe ka nisur të vërë në zbatim programin stërvitor të planifikuar nga trajneri Diego Longo.

Kushtet janë ideale dhe me temperatura të favorshme, me disa gradë më poshtë nga ato të Durrësit. Trajneri Longo do të kërkojë t’i marrë më të mirën grupit në dy javë përgatitje në Bansko.

E premtja e gjeti skuadrën me dy seanca në ditë. Në mbyllje të stërvitjes, Longo u foli futbollistëve për programin stërvitor.

Ai kërkon të injektojë besim te lojtarët, duke theksuar se Teuta ka një grup kompetitiv dhe me shumë impenjim, mund të arrijnë gjëra të mëdha.

NDESHJET – Teuta sfidon 4 klube dhe një Kombëtare në miqësoret që do të zhvillojë gjatë fazës përgatitore në Bullgari. “Panorama Sport” mëson se durrsaket do të luajnë kundër ekipit kombëtar të Kirgistanit më 26 korrik. Testet për Teutën nisin të hënën më 17 korrik ndaj Brera Strumica, e cilësuar deri pak muaj më parë si “Akademia Pandev”, me aksionar ish-sulmuesin e Interit, Goran Pandev.

Ndeshja e fundit në Bullgari e Teutës do të jetë më 30 korrik përballë klubit nga Turkmenistani, Altyn Asyr.

Dy të tjerat janë parashikuar ndaj skuadrës rumune të ligës së dytë, CSC 1599 Selimbar dhe maqedonasit e Bregalnica Shtip. Datat e këtyre ndeshjeve do të konfirmohen në vijim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat