Van der Sar transferohet në Holandë, por mbetet në reanimacion

Futboll

Van der Sar transferohet në Holandë, por mbetet në reanimacion

Më: 15 korrik 2023 Në ora: 14:35
Van der Sar

Përmes profilit zyrtar në Twitter, Ajax ka publikuar përditësime të mëtejshme mbi kushtet shëndetësore të Edwin van der Sar. Ish-portieri i Juventusit ka qenë në kujdes intensiv për pak më shumë se një javë, pas një hemorragjie cerebrale të pësuar gjatë pushimeve në Kroaci.

Këto janë fjalët e bashkëshortes së tij, Annemarie, të publikuara nga Ajax: “Edwin u riatdhesua nga Kroacia të premten në mbrëmje dhe aktualisht ndodhet i shtruar në repartin e terapisë intensive të një spitali holandez.

Situata e tij mbetet e njëjtë: stabile, në kushte jo kërcënuese për jetën, komunikon me njerëzit.

Familja e Van der Sar dëshiron të shprehë mirënjohjen e thellë për ‘Spitalin Universitar Split’ për trajtimin e tyre gjatë javës së fundit.

Edwin do të qëndrojë në repartin e terapisë intensive, ku do të monitorohet më tej. Familja shpreson se më vonë, ai mund të fokusohet në rikuperimin e tij".

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat