Tronditje në Greqi! 7 ultras të PAOK-ut dënohen me burgim të përjetshëm

Futboll

Tronditje në Greqi! 7 ultras të PAOK-ut dënohen me burgim të përjetshëm

Më: 15 korrik 2023 Në ora: 16:57
Pamje kur tifozët përcillen në gjykatë

Shtatë tifozë të ekipit të PAOK-ut u shpallën fajtorë për vrasje me paramendim dhe u dënuan me burgim të përjetshëm dhe pesë ultras të tjerë të ekipit të Selanikut dënuan me mbi 19 vjet burg për bashkëpunim. Më i madhi nga të dënuarit është vetëm 26 vjeç.

Krimi ndodhi më 1 shkurt 2022. Vrasësit dolën në rrugët e Selanikut të armatosur me thika dhe shufra hekuri. Ata sulmuan Alkis Kampanos, të riun vetëm 19 vjeç, i cili u vra nga goditjet e ultrasve. 

Dy të rinj të tjerë që u sulmuan u shpëtuan vetëm me plagë, si pasojë e sulmit. 

Arsyeja? 

Ultrasit e PAOK-ut të Selanikut zbuluan se viktimat mbështesnin rivalin, Aris të Selanikut dhe i sulmuan ata.

Nga janari i vitit 2023 deri më sot janë zhvilluar jo më pak se 47 seanca gjyqësore dhe janë dëgjuar jo më pak se 75 dëshmitarë dhe janë paraqitur 300 dokumente. Prokurori i kësaj çështje ka konkluduar si më poshtë: “sulm i organizuar, i planifikuar deri në sekondën e fundit, me qëllim vrasjeje” , pohon Agerpres.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat