West Ham nis punën për sezonin e ri

Futboll

West Ham nis punën për sezonin e ri

Më: 16 korrik 2023 Në ora: 11:06
Logo e West Ham

Pas transferimit të Declan Rice te Arsenal, klubi i West Ham ka kthyer fokusin nga merkato, për të përforcuar skuadrën në nisje të sezonit të ri.

Drejtuesit e klubit po mendojnë për një goditje të dyfishtë dhe Manchester United është “supermarketi” i duhur.

Por, problem i vetëm është se United ka kërkesa të larta, sidomos për Maguire, i cili vlerësohet rreth 60 milionë euro, por londinezët nuk duan “aventurë”, pasi po mendojnë që mbrojtësi të transferohet në formë huazimi, të paktën për vitin e parë.

Tani mbetet për t’u parë se çfarë do të ndodhë në këtë “aks”, me topin që kalon te drejtuesit e Manchester United, për të parë nëse do të pranojnë ofertën e West Ham apo jo, pasi po flasim për dy lojtarë, të cilët e kanë mbyllur ciklin në “Old Trafford”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat