Klubet e Milanos kërkojnë shërbimet e mesfushorit të Bayernit

Futboll

Klubet e Milanos kërkojnë shërbimet e mesfushorit të Bayernit

Më: 16 korrik 2023 Në ora: 14:24
Rajan Gravenberk

Merkato mes Milanit dhe Interit duket më e nxehtë se kurrë, me të dyja klubet e Milanos që kanë objektiva të njëjta për të transferuar.

Emri i fundit që bëhet fjalë është ai i Rajan Gravenberk.

Mesfushori holandez nuk është i lumtur për situatën te Bajerni dhe kërkon një skuadër ku të mund të ketë më shumë minuta.

Nga ana tjetër të dyja klubet e Milanos janë në kërkim të një mesfushori dhe duket se 21-vjeçari i plotëson kushtet.

Gjithsesi në listën e të dyja klubeve janë gjithashtu dhe Niko Domingez i Bolonjës dhe Lazar Samarxhiq,

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat