Voska Sport deklasoi Ohrin

Futboll

Voska Sport deklasoi Ohrin

Më: 16 korrik 2023 Në ora: 14:38
Pamje nga ndeshja

Voska Sport i nisi me fitore ndeshjet përgatitore për sfidat në Ligën e Parë.

Në derbin e qytetit me Ohrid Lihnidos, lojtarët e Voska Sport festuan me rezultat bindës 4-0 me golat e Fetait, Marusic, Iseni dhe Jasharovski.

Një fitore e shënoi edhe Pelisteri, i cili në përballjen pellagonase ishte më i suksesshëm se Novaci me rezultat 3-0 (0-0). Golat për bardheblertët i shënuan Zdraveski (2) dhe Manevski, të gjithë në pjesën e dytë.

Një numër i madh i skuadrava të ligës së parë dhe të dytë të Maqedonisë edhe nesër do të zhvillojnë ndeshje testuese.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat