Livakoviq do të vazhdojë karrierën në Turqi

Futboll

Livakoviq do të vazhdojë karrierën në Turqi

Më: 16 korrik 2023 Në ora: 16:54
Livakoviq 

Dominik Livakoviq do të vazhdojë karrierën në Turqi. Portieri i Dinamo Zagreb dhe kombëtares së Kroacisë, do të jetë “gardiani” i ri i Fenerbahces, që fitoi garën me Villarealin dhe Fiorentinën.

Drejtuesit e klubit nga Stambolli do të paguajnë klauzolën 10 milionë euro.

Akordi me homologët kroatë është arritur dhe tani pritet vetëm zyrtarizimi i blerjes së 28-vjeçarit nga Zadari.

Livakovic shkëlqeu me kombëtaren kroate në Botërorin Katar 2022, duke ndihmuar me pritjet e tij skuadrën e Dalic të fitonte medaljen e bronztë.

Kjo do të jetë aventura e parë jashtë Kroacisë për portierin, i cili shpreson të ndihmojë një nga skuadrat më të dashura në Turqi në rikthimin te titulli kampion pas 10 vitesh.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat