​Ronaldo: Nuk do më shihni më në Evropë, atje ka humbur kualiteti i futbollit

Futboll

​Ronaldo: Nuk do më shihni më në Evropë, atje ka humbur kualiteti i futbollit

Më: 18 korrik 2023 Në ora: 08:37
Ronaldo

Cristiano Ronaldo ka folur me kritikat të ashpra për futbollin evropian, derisa ka lavdëruar atë të Arabisë Saudite, duke thënë se niveli atje po shkon duke u rritur gjithnjë e më shumë.

Ylli portugez i cili vitin e kaluar iu bashkuar skuadrës Al Hilal, ka thënë se nuk e ka më fare në plan rikthimin në futbollin evropian.

Nuk kthehem në futbollin evropian, harrojeni,dera është mbyllur plotësisht. Jam 38 vjeç, gjithashtu futbolli evropian ka humbur shumë cilësi. E vlefshme është vetëm Premier Liga, ata janë shumë përpara të gjitha ligave të tjera”, ka thënë Ronaldo.

Ai ka shtuar tutje se hapi rrugën për futbollin arab, edhe pse në fillim e kritikuan, por sot po e ndjekin shumë yje rrugën e tij.

“Jam 100% i sigurt se nuk do të kthehem në asnjë klub evropian. I hapa rrugën ligës saudite dhe tani të gjithë lojtarët po vijnë këtu. Liga Saudite është më e mirë se ajo amerikan (MLS(”, ka shtuar ai.

“Vendimi im për t’u bashkuar me klubet saudite ishte 100% vendimtar për të sjellë top lojtarë të rinj. Është një fakt. Kur u bashkova me Juventusin, Serie A ishte e vdekur dhe pastaj pasi firmosa, u ringjall. Kudo që Cristiano shkon ai gjeneron interes më të lartë”, ka thënë më tutje Ronaldo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat