Arteta për afatin kalimtar: Ende s’kemi kryer punë

Futboll

Arteta për afatin kalimtar: Ende s’kemi kryer punë

Më: 18 korrik 2023 Në ora: 08:39
Trajneri i Arsenalit, Mikel Arteta

Trajneri i Arsenalit, Mikel Arteta, ka thënë që Topçinjtë ende nuk kanë kryer punë për sa u përket transferimeve këtë verë.

Nënkampionët e Anglisë e transferuan Declan Ricen nga West Ham Unitedi për një shumë rekorde prej 105 milionë funtesh.

Ata më pas blenë edhe Kai Havertzin nga Chelsea dhe Jurrien Timberin nga Ajaksi, duke e kaluar shifrën prej 200 milionë funtesh shpenzime për këtë verë.

“Le ta shohim. Ka ende shumë kohë në treg, dhe shumë pritshmëri në disa lojtarë tanë njashtu”, ka thënë Arteta.

“Do ta shohim se si gjërat zhvillohen në javën në vijim. Do të jemi të alarmuar.  Ende ka kohë për t’i bërë disa gjëra dhe ende ka kohë për largime, qartazi. Jam i sigurt që gjërat do të lëvizin”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat