Kualifikueset e Champions League, ndeshjet e kthimit/ Struga dhe Partizani duan kalimin në turin e radhës

Futboll

Kualifikueset e Champions League, ndeshjet e kthimit/ Struga dhe Partizani duan kalimin në turin e radhës

Më: 18 korrik 2023 Në ora: 10:33
Foto ilustrim

Sot do të luhen ndeshjet e kthimit të cilat janë të vlefshme për kualifikueset e Champions League.

Struga e Shpëtim Duros do të zbresë sot në fushë në orën 17:00, e cila do ta luajë këtë sfidë në shtëpi ndaj Zagiris, ndeshje e cila raundin e parë përfundoi me shifrat 0-0.

Ndërkohë, Partizani, ekipi kampion i Shqipërisë, do të luajë në transfertë ndeshjen e kthimit kundër Bate Borisov.

Ndeshja pritet të jetë e vështirë dhe me emocione, pasi të dyja skuadrat futen në fushë si të barabarta për shkak të rezultatit të parë i cili përfundoi 1-1.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat