“Djajtë e Kuq” janë shumë pranë nënshkrimit me lojtarin

Futboll

“Djajtë e Kuq” janë shumë pranë nënshkrimit me lojtarin

Më: 18 korrik 2023 Në ora: 11:21
Rasmus Hojlund

Manchester United raportohet se është gati të nis negociatat me klubin italian Atalanta për sulmuesin Rasmus Hojlund.

“Djajtë e Kuq” janë shumë pranë nënshkrimit të marrëveshjes me Andre Onana nga Inter Milan, por sipas medieve angleze, klubi nga ‘Old Traffordi’ synon që gjatë kësaj verë, ta blejë edhe yllin e Atalantës.

Menaxheri i Man Unitedit, Erik ten Hag synon të bëjë një blerje të madhe gjatë kësaj verë, dhe Hojlund thuhet se është prioritet i strategut holandez.

Man United beson se një ofertë rreth 65 milionë euro do të jetë e mjaftueshme për të siguruar talentin 20-vjeçar, i cili sezonin e fundit shfaqi performancë të lartë me Atalantën, duke qenë një nga lojtarët kryesor në skuadrën italiane.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat