Presidenti i Totenhamit i befasuar

Futboll

Presidenti i Totenhamit i befasuar

Më: 18 korrik 2023 Në ora: 11:26
Kane

Presidenti i Totenhamit!

Deklarata e Presidentit të Nderit te Bajerni, Uli Hënes, se shefi i Totenhemit, Daniel Levi, është i zënë ngushtë rreth situatës së Kejnit në ekip dhe e vetmja rrugë që do ta shpëtonte nga kjo “mesele” është vendosja e çmimit “real” zyrtar se sa vlen bomberi i “tre luanëve”, përndryshe ata do ta humbasin me parametra zero në verën e vitit 2024.

Prestigjiozja gjermane “Bild” shton se Levi është befasuar nga reagimi i Hënes, pasi nuk e ka pritur që presione të tilla të bëheshin kaq hapur.

Po ashtu, burimi në fjalë cek se mbyllja e operacionit Bajern-Kejn do të vuloset brenda 3 javëve të ardhshme, pra deri në fillim të muajit gusht, që do t’i mundësonte Tuhelit përfshirjen e Herrit në fillim të sezonit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat