Ballkani zbarkon në Bullgari

Futboll

Ballkani zbarkon në Bullgari

Më: 18 korrik 2023 Në ora: 12:26
Ballkani

Kontingjenti i klubit të futbollit Ballkani ka zbarkuar tashmë në Bullgari, aty ku do ta zhvillojë ndeshjen e kthimit të rrethit të parë kualifikues të Ligës së Kampionëve.

Ekipi Portokalli e fitoi lojën e parë me Ludogoretsin, 2:0 dhe do të mundohet ta mbrojë këtë epërsi solide edhe në duelin e kthimit nesër mbrëma për ta siguruar kualifikimin në rrethin e dytë të kësaj gare prestigjioze.

Lojtarët e kampionit aktual të Kosovës janë optimistë që do ta mbrojnë këtë kapital në ndeshjen e nesërme.

Ata do ta zhvillojnë sot një stërvitje të lehtë për të qenë të gatshëm për duelin me gjigantin bullgar.

Ballkani e shkroi historinë në sezonin e kaluar duke shkuar larg në Ligën e Konferencës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat