Yann Sommer në Inter?

Futboll

Yann Sommer në Inter?

Më: 18 korrik 2023 Në ora: 12:50
Yann Sommer

Portieri i Bayern Munich, Yann Sommer raportohet se karrierën do ta vazhdojë në Serie A.

Sipas medieve italiane, Interi tashmë ka nisur negociatat me Bayern Munich për transferimin e ‘gardianit’ Yann Sommer në ‘Guisseppe Meaza’.

Portieri Onana tashmë është larguar nga Interi, dhe është afër zyrtarizimit tek Man United, andaj skuadra ‘Nerazure’ tani është në kërkim të një portieri të ri.

Yann Sommer thuhet se është në listën e nënkampionëve të Evropës.

Trajneri i Interit, Simone Inzaghi preferon Sommer-in të cilin e do në skuadër për sezonin e ri.

“Inter dhe Bayern Munich kanë nisur negociatat për transferimin e portierit Yann Sommer drejt Milanos”, shkruajnë mediet italiane.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat