Chiesa po mendon të largohet nga Juventusi

Futboll

Chiesa po mendon të largohet nga Juventusi

Më: 18 korrik 2023 Në ora: 13:11
Chiesa

Federico Chiesa ka kohë që ka ngarkuar agjentin e tij Fali Ramadani që të hetojë mbi të gjitha mundësive që vijnë nga Anglia për një ekip të ri.

Një ofertë nga Aston Villa mbërriti në qershor për lojtarin e Juventus, por ai e refuzoi atë sepse mendonte se do të gjente diçka më të mirë gjatë verës.

Këto kohë, në fakt kanë ardhur interesime nga Liverpool dhe Newcastle, por tani për tani ende nuk ka ndonjë ofertë.

Juventus nuk do të luajë në Champions League dhe për këtë arsye nuk është në gjendje të paraqesë një rinovim kontrate e cila i skadon në vitin 2025.

Është normale që edhe për këtë fakt, ish-lojtari i Fiorentinës kërkon të largohet nga Torino.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat