Ultrasit e Interit me deklaratë të fortë ndaj Lukakut

Futboll

Ultrasit e Interit me deklaratë të fortë ndaj Lukakut

Më: 18 korrik 2023 Në ora: 14:04
Lukaku

Askush nuk e ka pritur mirë nga rrethi zikaltër atë që bëri Romelu Lukaku.

Ndërkohë që Interi po punonte fortë për të bindur Chelsea të pranonte ofertën e tyre, Lukaku nga ana tjetër në hije ishte futur në diskutime me Juventusin për një transferim të mundshëm befasues.

Në momentin që zikaltërit gjetën marrëveshjen me klubin anglez, ata kuptuan më pas se belgu kishte qenë në kontakte të vazhdueshme me bardhezinjtë.

Kështu, Inter vendosi të tërheq mbrapsht ofertën në drejtim të Chelsea duke deklaruar më pas se kanë hequr dorë përfundimisht mbi Lukakun.

Së fundmi, ka ardhur edhe një reagim nga “Curva Nord”, grupi i tifozave ultras të Interit.

“Mos ta shohim më kurrë njëri tjetrin, Lukaku! Ti na tradhtove të gjithë ne. Ne të kemi mbrojtur gjithmonë ty në momentet e tua të vështira, dhe t’i na godite pas shpine.

Ti po e shet veten te ofruesi më i lartë pasi ke puthur logon tonë disa herë. Ti nuk je një burrë i vertetë”, thuhej në komunikimin e ultrasve zikaltër.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat