Milan nis bisedimet për talentin e Real Madrid

Futboll

Milan nis bisedimet për talentin e Real Madrid

Më: 18 korrik 2023 Në ora: 15:45
Real

Milan është shumë pranë transferimit të mbrojtësit të Real Madrid, 18-vjeçarit Alex Jimenez.

Sipas raportimeve të medieve italiane Jimenez është një nga xhevahirët e skuadrës së të rinjve të “Los Blancos”.

“Kuqezinjtë” kërkojnë ta afrojnë 18-vjeçarin në formë huazimi me të drejtë blerjeje.

Dy klubet po merren me detajet përfundimtare dhe në ditët në vijim pritet edhe zyrtarizimi.

Si fillim Jimenez do t’i bashkohet skuadrës Primavera të Milanit, por me idenë që të stërvitet rregullisht me ekipin e parë të Stefano Piolit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat