Isco: Ende mund të dhuroj “magji”

Futboll

Isco: Ende mund të dhuroj “magji”

Më: 19 korrik 2023 Në ora: 11:01
Isco

Problemet fizike kanë qenë një problem i madh për Isco Alarcon në dy vitet e fundit me fantazistin që ka shpenzuar më shumë kohë jashtë se sa brenda fushe.

Ish-futbollisti i Real Madrid dhe aktualisht pjesë e Sevilla-s, në sezonin e fundit ia doli të regjistronte vetëm 12 paraqitje me andaluzianët.

Mesfushori në një intervistë për “Marca-n”, thekson se pret të ndryshojë ambient në këtë merkato ndërsa zbulon edhe disa prapaskena nga e kaluara ku tha se mund të transferohej te Barcelona.

“Kam folur Me Barcelonën në kohën kur isha pjesë e Real Madrid. Më ka telefonuarnë atë kohë presidenti Bartomeu, por unë ndjehesha shumë komod në Madrid. Kisha një lidhje të ngushtë me shokët e skuadrës dhe ishte një ambient shumë pozitiv edhe në dhomat e zhveshjes

Reali ishte ekipi i ëndrrave për mua, një ekip ku edhe kisha fituar shumë. Në atë periudhë, Realin nuk e lija për asnjë klub në botë, as për shifra të jashtëzakonshme që mund të më ofronin. E dija se në asnjë klub tjetër nuk do t’ia kaloja aq mirë sa te Reali”.

Në vijim të intervistës, 31-vjeçari gjen edhe mundësinë për të “reklamuar” veten dhe shprehet se klubi i radhës do të gjejë një Isco në formë dhe të motivuar. Spanjolli shprehet se nuk e çon ndërmend të tërhiqet dhe se do të luajë futboll duke qenë se do të luajë aty ku do t’i japin një mundësi.

“Ajo që ofroj për skuadrën e re është një Isco punëtor dhe me dëshirë për të luajtur futboll. Dua të tregoj se jam mirë fizikishte, ndjehem i motivuar, jam ende i ri dhe mund të shënoj shumë gola, të dhuroj momente të bukura në fushë, të argëtoj dhe të argëtohem.

Nuk bëhet fjalë që të tërhiqem, do të luaj kudo të jetë mundësia.

Unë luaj futboll prej moshës trevjeçare dhe kurrë nuk jam ndalur. Deri në këtë moment, por jam gati të rikthehem.

Kam pasur oferta nga Turqia, Arabia, Italia dhe Spanja. Por, nuk kam qenë mirë në aspektin psikologjik dhe nuk i ma marrë parasysh. Tani jam gati”, u shpreh Isco.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat