Në Francë i besojnë

Futboll

Në Francë i besojnë

Më: 19 korrik 2023 Në ora: 11:33
Benjamin Mendy

Benjamin Mendy përgatitet t’i rikthehet fushave të blerta pas dy vitesh betejë ligjore.

Mbrojtësi ishte nën gjykim për akuzën e përdhunimit dhe tentativë përdhunimi ndaj një tjetër vajze, megjithatë vetëm para disa ditësh gjykata e shpalli të pafajshëm 29-vjeçarin.

Me telashet që duken se janë hedhur pas krahëve, Mendy ka firmosur një kontratë dyvjeçare me klubin e Lorient në Ligën e Parë franceze. Mbrojtësi rikthehet në Francë pas plot 13 vitesh teksa është aktivizuar më herët me Le Havre, Marseille dhe Monaco para se t’u transferonte te City në vitin 2017.

Kujtojmë se ndeshja e fundit e Mendy daton në gusht të vitit 2021, pasi The Citizens e pezulluan pas akuzave dhe procesit gjyqësor për përdhunim.

Megjithatë, tashmë Mendy bëhet gati për t’u rikthyer protagonist në profesionin e tij dhe në atë që di të bëjë më mirë duke lënë pas zhurmën e krijuar jashtë fushe këto kohët e fundit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat