Tifozët e presin me banderolë në rrugë

Futboll

Tifozët e presin me banderolë në rrugë

Më: 19 korrik 2023 Në ora: 13:22
Tifozët

Cuadrado do t’u nënshtrohet testeve mjekësore me Interin për të firmosur përfundimisht kalimin te klubi “zikaltër”.

Megjithatë duhet theksuar se kolumbiani nuk është aspak i mirëpritur nga tifozët e Interit.

Këta të fundit kanë dalë sot për ta pritur me banderolë ku shkruhet: “Deri tani ke bërë gjithçka për ta bërë veten të urryer.

Nëse dëshiron diçka tjetër, të takon ta provosh”.

Pas kryerjes së të gjitha testeve mjekësore, lojtari do të shkojë në seli për të firmosur deri në 2024-ën, vit në të cilin do të paguhet 2.5 milionë euro.

Më pas, vetë Cuadrado do të duhet të fitojë dashurinë dhe respektin e tifozëve në fushë, siç shkruhet edhe në banderolë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat