AL-Khelaifi, kush nuk dëshiron të qëndrojë mund të largohet

Futboll

AL-Khelaifi, kush nuk dëshiron të qëndrojë mund të largohet

Më: 19 korrik 2023 Në ora: 13:56
AL-Khelaifi

Presidenti i PSG Nassr Al-Khelaifi ka vizituar qendrën stërvitore të klubit, teksa ka takuar nga afër afrimet e reja të kësaj merkatoje si: Skriniar, Asensio, Ugarte dhe Lucas Hernandes dhe diskutimi ka qenë i qartë, pasi ka folur për aftësitë e Luis Enrique duke e cilësuar spanjollin si një trajner me potencial, ai foli edhe për të ardhmen, fjalët e presidentit drejtuar ekipit kanë qenë:

“Askush nuk është mbi klubin, as unë, kush nuk dëshiron që të luajë për të fituar mund të largohet”.

Këto fjalë me siguri kanë qenë për Mbappe edhe pse Al-Khelaifi nuk e ka përmendur francezin gjatë fjalimit të tij. Sulmuesi është një objektiv i Real Madrid, por për momentin Mbappe vazhdon të jetë një lojtar i PSG me të ardhmen e tij që pritet të vendoset në ditët e ardhshme dhe ai duket të jetë larg Ligue 1. Gjithashtu presidenti Al-Khelaifi është shprehur se:

“Klubi ka ndërtuar strukturat më të mira në botë, nuk do ju mungojë asgjë, tashmë nuk ka më justifikime, ne duhet të përqëndrohemi tek paraqitjet tona dhe më pas rezultatet do të vijnë, kemi lojtarët që na nevojiten dhe besoj se mund të bëjmë një lojë të bukur”.

PSG do ta nisë këtë sezon nën drejtimin e spanjollit Luis Enrique. Dhe objektivat janë të qarta, të konkurojë në cdo kompeticion dhe të fitojë cdo trofe të mundshëm  dhe qëllimi kryesor sic do vit është fitimi i Champions League edhe pse Parizienët kanë dështuar në cdo tentativë për ta bërë të tyrin trofeun.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat