PSG nis “ankandin” për Verratti-n

Futboll

PSG nis “ankandin” për Verratti-n

Më: 19 korrik 2023 Në ora: 15:29
PSG

Marco Verratti mbetet në qendër të vëmendjes sa i përket merkatos në dalje te PSG.

Mesfushori ka kontratë me kampionët e Francës deri në verën e vitit 2026, por parizientët janë të hapur sa i përket ofertave në drejtim të italianit, pasi edhe rinovimi i kontratës ka “ngecur” mes palëve.Së fundmi, Atletico Madrid është futur në garë për shërbimet e mesfushorit, ndonëse ende nuk ka një ofertë zyrtare, por mediet spanjolle kanë raportuar se ka pasur një takim mes palëve.

Madrilenët po interesohen për kërkesat e klubit, por edhe lojtarit për të kuptuar nëse ky “operacion” mund të konkretizohet apo jo.

Gjithsesi, asgjë nuk është e lehtë, kjo për faktin, se për shërbimet e italianit interesohen edhe Liverpool dhe Al-Hilal, me këta të fundit që janë të gatshëm të ofrojnë deri në 80 milionë euro, shifër kjo që për PSG është e mjaftueshme.

Gjithsesi, Marco Verratti ka shprehur dëshirën për të qëndruar ende në Europë dhe ky mund të jetë një bonus apo sinjal pozitiv për Atletico Madrid.

Marco Verratti është pjesë e PSG prej verës së vitit 2012 dhe deri më tani ka koleksionuar 416 ndeshje dhe 11 gola në të gjitha kompeticionet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat