Tre gola në dy ndeshje radhazi!
Sulmuesi shqiptar, Marvin Çuni, u bë sërish protagonist në fitoren e thellë që skuadra e tij, Frosinone arriti kundër Ferentinos me rezultatin 10:0.
22-vjeçari që erdhi nga Bajerni i Mynihut shënoi golin e dytë për ekipin e tij në minutën e 24’, i cili është i treti në dy ndeshjet e para me Frosinonen.
Kujtojmë që Çuni ka qenë pjesë e ekipeve kombëtare të moshave, por më pas u la në harresë nga FSHF-ja, duke mos u grumbulluar as me skuadrën e U-21 dhe as me atë A.