Kampioni i Kosovës kalon shumë keq me rezultat në Bullgari

Futboll

Kampioni i Kosovës kalon shumë keq me rezultat në Bullgari

Nga: K. Goca Më: 19 korrik 2023 Në ora: 20:24
Pamje nga ndeshja

Ballkani i Therandës, kampion i Kosovës, nuk i rezistoi kampionit të Bullgarisë. Ludogorets, duke pësuar humbje me rezultat 4:0 në stadiumin në Razgrad.

Fitorja me 2:0 në stadiumin “Fadil Vokrri” u shkri në Razgrad dhe Ballkani eliminohet në rrethin e parë të Champions League.

Vendasit që nga minuta e parë sulmuan kur kaluan në epërsi në minutën e 4-të, me golin e futbollistit Tekepetey, i cili ka realizuar me kokë nga afërsia duke e shfrytëzuar edhe daljen e gabuar të portierit Koliç,

Në minutën e 45+1, i njëjti futbollist ka realizuar për 2:0. 

Në minutën e 49-të, reagim i dobët i mbrojtjes therandase dhe Tissera shënon për 3:0. 

Braziliani Caio Vidal shuan shpresat e Ballkanit në minutën e 78-të duke shënuar për 4:0.

Ballkani tani do të garojë në rrethine dytë të Conference Leagu, ndërsa Ludogorets në Champiosn sfidohet nga Olimpia e Lubjanës. 

Ludogorets - Ballkani 4:0

Stadiumi “Huvepharma Arena” në Razgrad.
Gjyqtar: L. Pairetto (Italia). 
Shënues: Tekepetey (4’ e 45+1’), Tissera (49’), Caio Vidal (75’).
Kartona të verdhë: Russo, Goncalves, Heiter, Caio Vidal  - Kryeziu.
Ludogorets: Padt, Witry, Pastun, Russo, Heiter, Yankov (Pedro Naressi 69’), Piortowski (Yordanov 83’), Goncalves, Tekepetey (Caio Vidal 49), Tissera (Dulev 75’), Despodov (Verdon 75’).
Ballkani: Koliqi, Thaqi (Kryeziu 55’), Dellova, Jashanica, Trashi, Emerllahu, Kuç (Berisha 75’), Zyba (Potoku 75’), Korenica, Rrahmani (Marc – Olivier 89’), Gripshi (Tolaj 75’).

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat