Futbollisti i skuadrës bullgare: U ulëm, analizuam të gjitha problemet në takimin e parë me Ballkanin 

Futboll

Futbollisti i skuadrës bullgare: U ulëm, analizuam të gjitha problemet në takimin e parë me Ballkanin 

Më: 19 korrik 2023 Në ora: 23:18
Ludogorets

Futbollisti Bernard Tekpetei shënoi dy gola për fitoren e Ludogoretsit me rezultat 4:0 ndaj Ballkanit të Therandës.

Kampioni i Kosovës u mundua por nuk i shkoi ndoresh dhe eliminohet në rrethin e parë të Champions League, duke iu zhvlerësuar fitorja në sfidën e parë me 2:0.

 “Ne donim të fitonim dhe të kalonim në raundin tjetër.

Për mua, ky është vetëm fillimi. Në shtëpi dimë si të fitojmë.

Duhet të qëndrojmë të fokusuar dhe të luajmë futbollin tonë.

Besoja se do të shënoja, besoja edhe te skuadra. Kishim shpirtin dhe disponimin e duhur.

Golat e mi ndihmuan, por kontributi i të gjithëve ishte i madh.

E pashë ndeshjen e parë dhe nuk isha i kënaqur me atë që ndodhi.

U ulëm, analizuam të gjitha problemet dhe i thamë njëri-tjetrit se si duhet të luanim”, ka thënë mes të tjera Tekpetei.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat