Shehi planifikon dy ndryshime

Futboll

Shehi planifikon dy ndryshime

Më: 20 korrik 2023 Në ora: 11:56
Tirana

Tirana ka mbyllur përgatitjet në stadiumin e ndeshjes dhe është gati për ndeshjen e dytë të Ligës së Europës. Shehi ka zgjedhur formacionin më të mirë.

Titullarë në sfidën me Dinamon e Batumit do të jenë Florjan Përgjoni dhe Regi Lushkja.

Në stol, dy lojtarë të tjerë. Bëhet fjalë për Gledi Micin dhe Ardit Deliun.

Me ekipin e parë do të jenë Selmani, Doka, Najdovski, Hoxhallari dhe Përgjoni. Në mesfushë: Lushkja, Jonuzi dhe Hila. Në sulm do të luajnë Abazaj si qendërsulmues, dhe nga krahët Hasani e Latifi. Shehi do të ketë edhe Kainën në dispozicion.

Sulmi mund të ndërtohet nga e para me Kainën titullar, por mbetet për t’u vërtetuar se cili nga sulmuesit do të sakrifikohet për t’u ulur në stolin e rezervave.

Takimi i parë mes Tiranës dhe Dinamos së Batumit është mbyllur 1-1 dhe gjithçka mbetet e hapur për sfidën e dytë në Europë të bardhebluve.

Moti për ndeshjen me Batumin do të jetë perfekt. Koha në Gjeorgji do të lejojë një sfidë në kushte të mira. Temperaturat variojnë nga 20 deri në 27 gradë celsius, ndërsa ditën e ndeshjes mundësia që të bjerë shi është e vogël.

Për Tiranën është hera e tretë që udhëton drejt Gjeorgjisë për ndeshje. Dy herë të tjera bardheblutë janë kualifikuar, duke eliminuar të njëjtën skuadër, ekipin më të madh gjeorgjian, Dinamon e Batumit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat